Blerja e parë e Man Utd pas ardhjes së aksionarit të ri do të jetë një 14-vjeçar

7 months ago 8

Manchester United pritet të kompletojë blerjen e talentit 14-vjeçar që do të jetë transferimi i parë nën regjimin e Sir Jim Ratcliffe.

Muajin e kaluar miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe, kompletoi blerjen e 25 për qind të aksioneve të klubit, ku tani ata do të merren me anën sportive të klubit dhe Ratcliffe u ka premtuar tifozëve se do të bëjë një rishikim të plotë të ekipit të Ten Hag.

Duket se do të jetë një verë e ngarkuar në ‘Old Trafford’ pasi klubi tashmë ka identifikuar disa pozita që kanë nevojë për përforcime, dhe duket se United tashmë ka siguruar blerjen e tyre të parë.

Bëhet fjalë për sulmuesin 14-vjeçar Silva Mexes i cili momentalisht është pjesë e Ipswich Town. Sipas raportimeve nga Anglia, Mexes ka vendosur t’i bashkohet Unitedit pasi u përcoll nga disa ekipe të mëdha të Ligës Premier.

Mexes është djali i ish-sulmuesit të Ligës Premier, Robert Earnshaw, i cili ishte lojtari i vetëm që ka shënuar het-trik në Ligën Premier dhe në të tri divizionet e futbollit anglez, FA Cup, Kupën e Ligës dhe për Anglinë.

United ka një histori të pasur sa i përket zhvillimit të lojtarëve dhe Mexes mund të jetë lojtari i radhës.

249 lojtarë nga akademia kanë bërë debutimin e tyre me fanellën e ekipit të parë të United, të cilët kanë përfshirë të paktën një lojtar nga akademia në çdo ndeshje në ligë për 85 vitet e fundit./Telegrafi/

Read Entire Article