Blinken mbyll vizitën e tij historike në Shqipëri, momenti kur largohet nga Kryeministria

8 months ago 23
19:33 15/02/2024

Ky është momenti kur Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken lë ambientet e Kryeministrisë në vendin tonë për t’u larguar më pas drejt Gjermanisë. Vizita e tij historike zgjati rreth 8 orë. Ai u takua me personazhet më të rëndësishme politike të Shqipërisë dhe jo vetëm.


Përpos takimeve me kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Republikës Bajram Begaj, Blinken pati një takim edhe me kreun e SPAK Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaça, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. Mungoi një takim me përfaqësues të palës opozitare, duke e arsyetuar me faktin se “sot mori mjaftueshëm nga Shqipëria”.

Në konferencën e përbashkët me Ramën, ai dha disa mesazhe të rëndësishme vlerësimi për Shqipërinë, që nga roli në rajon e deri te ai në Këshillin e Sigurimit të OKB-së./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article