Blinken nga Tirana: Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë përurohet muajin e ardhshëm

8 months ago 14
18:29 15/02/2024

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se gjatë takimit me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, kishin biseduar për shumë çështje dhe se ishin përqendruar kryesisht tek ajo që po bëhet për të nxitur sigurinë. Ai theksoi se Shqipëria ka dhënë kontribute të rëndësishme në NATO, ndërsa tha se muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.


“Sot diskutuam shumë çështje dhe u përqendruam tek ato që po bëjmë, për të nxitur sigurinë. Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për ta ndihmuar Ukrainën, ka çuar ndihma ushtarake dhe është një nga 10 kontribuueset kryesore për të ardhurat për frymë atje. Shqipëria ka dhënë kontribute të rëndësishme në NATO, muajin e ardhshëm do përurojë bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë. Secili prej nesh ka një angazhim të hekurt që të ndihmojmë njëri-tjetrin. Jemi falenderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar me detyrimet e saj. Ka mirëpritur me mijëra të evakuuar afganë, sot pata kënaqësinë të takoja disa prej tyre, ata do vijnë në SHBA për të vazhduar kapitullin e ardhshëm. Unë pashë jo vetëm mirënjohje, por edhe mënyra si janë mirëpritur nga populli shqiptar dhe është e vështirë ta përshkruash sa vlen kjo gjë për miqtë tanë afganë. Ne jemi vërtet të frymëzuar nga mënyra si e keni bërë këtë”, tha Blinken në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article