Blinken nis takimin me Ramën

8 months ago 12
15:54 15/02/2024

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në ambientet e Kryeminsitrisë ku do të zhvillojë takimin me Kryeministrin Rama, një takim i parashikuar në axhendën e vizitës së tij në Tiranë.

Ndërkohë Sekretari Blinken mbërriti në Kryeministri në orën 15:47, pasi Blinken kishte shkuar më herët në ambientet e Piramidës ku mbajtën një fjalë së bashku me Kryeministrin Rama.

Antony Blinken mbërriti në Shqipëri në orën 11:11. Kjo është vizita e tij e parë në vendin tonë dhe e gjashta në radhë e Sekretarëve amerikanë të Shtetit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article