Blinken pas vizitës: SHBA e mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

8 months ago 20
21:00 15/02/2024

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thekson se SHBA-të mbështetin Shqipërinë në rrugën drejt BE-së dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me kryeministrin Edi Rama diskutova bashkëpunimin tonë për të avancuar në stabilitetin rajonal, mbrojtjen kibernetike dhe reformën gjyqësore”, shkruan Blinken, rreth dy orë pasi mbylli vizitën e tij në vendin tonë.

The United States is committed to supporting Albania on its path to EU accession and in fighting corruption and organized crime. Prime Minister @EdiRama and I discussed our cooperation to advance regional stability, cyber defense, and judicial reform. pic.twitter.com/sjAger4JxR

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 15, 2024

Vizita e tij historike zgjati rreth 8 orë. Ai u takua me personazhet më të rëndësishme politike të Shqipërisë dhe jo vetëm.

Përpos takimeve me kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Republikës Bajram Begaj, Blinken pati një takim edhe me kreun e SPAK Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. Mungoi një takim me përfaqësues të palës opozitare, duke e arsyetuar me faktin se “sot mori mjaftueshëm nga Shqipëria”.

Në konferencën e përbashkët me Ramën, ai dha disa mesazhe të rëndësishme vlerësimi për Shqipërinë, që nga roli në rajon e deri te ai në Këshillin e Sigurimit të OKB-së./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article