Blinken për Ramën: Jeni udhëheqës i shquar dhe Kryeministër shumë i mirë. Vendet tona do ta bëjnë botën më të sigurt

8 months ago 7
15:46 15/02/2024

Antony Blinken: “Ju falenderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendi e shqiponjave, e ndjej ambientin e ngrohtë jashtë por ndjej dhe ngrohtësi në këtë dhomë dhe dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë. Nuk mund t’ju shpjegpoj se sa mirënjohës jam. Është një moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj për të forcuar marrëdhënien midis vendeve tona.

Jam shumë i lumtur që jam sot me ju në një qytet që ju si ish-kryetar bashkie i keni dhënë ngjyra të bukura, jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Kryeministri është jo vetëm udhëheqës i shquar por edhe Kryeministër shumë i mirë. Këto 3-4 vitet e fundit që kemi punuar, z.Kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i ka përballuar këto vështirësi së bashku me ne.

Kanë thënë njerëz që kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë ku ndërtimi u përfundua 35 vjet më parë, ndërtesa ju kushtua një diktatori që i çoi shqiptarët në kampet e përqëndrimit dhe përfaqësonte të kaluarën. Në atë kohë e vetmja marrëdhënie midis nesh ishte zëri në Zërin e Amerikës. Por sot shikoni rreth e rrotull, ky vend është mbushur me dritë e veprimtari, ka kafene, salla, inkubatore teknike, është një simbol i fuqishëm, i gjallë i të ardhmes dhe i të tashmes të marrëdhënieve mids SHBA dhe Shqipërisë ku shqiptarë mësojnë se si mund të jetojnë në SHBA. Kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e Fondit Shqiptaro-Amerikan.

Unë e pashë sot në rrugët e Tiranës, mund të shikoni energjinë për të ardhmen, një e ardhme e integruar me Perëndimin, Europën, botën. Vitin e kaluar një numër rekord turistësh vizituan Shqipërinë, ekipi juaj u futobllit u kualifikua për herë të 2 në Kampionatin Europian. Në 2016 isnte hera e fundit që një Sekretar Shteti vizitoi Shqipërinë, ndoshta unë do të vij gjatë finaleve të Kupës Europiane dhe ndoshta mund t’ju ndihmoj.

Amerikanët të rinj dhe jo shumë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open AI është Mira Murati. Në Nju Jork një nga restorantet më të mira është një restorant shqiptar. Këto janë disa shembuj që shpjegojnë një gjë shumë më të madhe, kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq i thjeshtë sa të hapësh dritat, sekreti ishte te njerëzit e rinj si ju që e krijuan ndryshimin. Të rinjtë si ju janë thelbësorë për të transformuar të ardhmen e Shqipërisë. Mes nesh kemi gazetarë që po ekspozojnë korrupsionin, kemi gra sipërmarrëse që fillojnë bizneset e tyre dhe po e bëjnë Shqipërinë akoma më të hapur. Disa prej jush kanë mirëpritur familjet afgane dhe kjo tregon bujarinë e Shqipërisë.

Në ambasadën tonë u takova me disa familje afgane që kanë ardhur nga Afganistani këtu dhe presin që të shkojnë në SHBA. Udhëtimi i tyre nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Shqipërisë. Është edhe mënyra se si po i mirëprisni ata. Dua t’ju them që ishte shumë emocionuese për mua që mes refugjatëve afganë ishin dy prindër që kanë 5 fëmijë edhe secili ishte numri 1 në shkollë, por kur talebanët morën pushtetin, vajza nuk mund të shkonin në shkollë. U munduan që të gjenin mënyra për të gjetur mësim nëpërmjet internetit dhe vajzat e tyre binjake në moshën 14 vjeçe gjatë kësaj kohe kanë mësuar anglisht në mënyrë të rrjedhshme dhe kanë ide shumë të qartë për të ardhmen e tyre.

Asnjë vend nuk ka monopol për ide të mira. Ne duam të mësojmë prej jush ashtu sikundër ju mund të mësoni prej nesh. Marrëdhënia midis popujve tanë është thelbësore për shkëmbimin e ideve. Për 30 vitet e ufnidt kam udhëtuar në mbarë botën. Në çdo vend ka një person që ka një ide origjinale për të zgjidhur një problem, por në qoftë se kjo eksperiencë nuk mund të ndahet atëherë gjithë bota tjetër nuk mund të përfitojë nga kjo eksperiencë.

SHBA dhe Shqipëria lidhën marrëdhëniet diplomatike mëse 100 vite më parë. Sot jam shumë i bindur që shekulli i ri, shekulli që vjen, do të shikojmë që vendet tona do ta bëjnë botën më të sigurt, më stabël dhe ju do jeni ata që do ta bëni këtë dhe jam shumë mirënjohës për rolin tuaj dhe shpresoj shumë në kontributi tuaj për ndërtimin e kësaj të ardhmeje”.


Read Entire Article