Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për sulmin ndaj Policisë së Kosovë në veri.
Në një postim në platformën “X” ka shkruar se sulmet e dhunshme janë të papranueshme.
“Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës afër Manastirit të Banjskës, janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Blinken.
Top Channel