Bllokimi i “Zgjedhores”/ “Sjellje e vandale”, Gjiknuri thirrje opozitës: Mos pengoni zhvillimin e komisionit. OSBE/ ODIHR…

8 months ago 18

Damian Gjiknuri:
Synimi ynë është të çojmë punën përpara. Jeni dëshmitare që një pjesë e opozitës me veprime vandale e ka bërë të pamundur mbledhjen fizike të komisionit.
Komisioni është gjithëpërfshirës, është ngritur nën frymën e përfaqësimit të rrymave politike që janë në Kuvend. Asnjë zë aty nuk është i pa përfaqësuar. Veto është më shemër të bllokuar, pretendimi i ngritur. Nuk duhet të mbahemi tek çështja e vetos, palët kanë ekspertet e përfshirë për të ndihmuar gjetjen e zgjidhjeve me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Vullneti i mazhorancës është që të dëgjoje të gjitha palët. Flukse e opozitës të vijnë me propozime konkrete.
I bëj thirrje, mos pengoni zhvillimin e komisionit. Është në interesin tuaj, reforma i duhet edhe opozitës. PS mund të jetë edhe e qetë me këtë kod Zgjedhor, pasi jemi parti në Pushtet dhe kemi një kod të aprovuar nga ODIHR. Opozita duhet të jetë e para e interesuar dhe nuk e kuptoj si pengon palët

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article