Luçiano Boçi u bën ftesë demokratëve për bashkim.
“Po punohet për një proces bashkimi. Ky bashkim është real, për ta shtrirë edhe në partitë e tjera opozitare. Ftesa për ata demokratë që mendojnë ndryshe është një thirrje e hapur për të gjithë deputetët.
Ata deputetë që sot janë te pjesa e Bashës, janë të ftuar të bëhen pjesë e PD-së dhe e kësaj iniciative bashkuese. Opozita të dalë e përbashkët në betejë. Basha është deputet dhe në momentin që do fillojë të bëjë opozitë dhe do e dëshmojë me aksion opozitar, gjithmonë është i ftuar. Në momentin që vazhdon të jetë patericë e qeverisë duke i shërbyer asaj me propozimet ligjore, nuk mendoj se ka dëshirë të bëhet pjesë e frontit opozitar”.
Top Channel