Boksierët Ymeri dhe Hysa, fitore në WBC

10 months ago 34
18:00 29/11/2023

Shqiptarët dominojnë në eventin “On The Run”

Neraldo Ymeri është fitues i brezit të federatës WBC për kategorinë Youth World. Boskieri shqiptar që stëvitet në Angli, dominoi kundërshtarin e tij kolumbian Jorge Moya. Një ndeshje e luftuar nga të dy boksierët, por Ymeri tregoi përgatitjen e tij duke mos e diskutuar fitoren.

Neraldo Ymeri do të vijojë të stërvitet në Angli, pasi synon të shpallet kampion në një ring të lakmuar siç është ai i Britanisë së Madhe.

Pak sekonda i janë dashur Nelson Hysës që të sigurojë breziin e tij të kampionit. Gjiganti shkodran e nisi ashpër ndeshjen, teksa rivali i tij kolumbian nuk ishte përgatitur për një presion të tillë duke u gjunjëzuar menjëherë.

Në sytë e qindra spektatorëve, përballje emocionuese ishte edhe ajo e kampionit tjetër, Alban Beqiraj, një sfidë e cila pa në avantazh përgjatë gjashtë raundeve boksierin shqiptar ndërsa edhe juria vendosi në favor të Beqirit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article