“Bologna, shiko qiellin: është plot me yje”, klubi italian njofton me stil kualifikimin në Ligën e Kampionëve

5 months ago 19

Ishte një ndër befasitë më të bukura të sezonit, me futbollin ofanziv që aplikuan nën udhëheqjen e trajnerit Thiago Motta.

Bologna edhe zyrtarisht ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm pasi gjenden në pozitën e tretë me 67 pikë të grumbulluara.

Gjatë këtij vikendi Bologna arriti që të shënojë fitore me rezultat të pastër 2-0 në udhëtim ndaj Napolit falë golave të shënuar nga Dan Ndoye dhe Stefan Posch.

Të udhëhequr nga Thiago Motta jashtë vijave dhe me një lider si Joshua Zirkzee në fushë i cili ka qenë ‘makineri’ e golave këtë sezon, Bologna tashmë ka bërë realitet ëndrrën e kualifikimit në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Megjithatë, kjo formë e shkëlqyer e tyre këtë sezon mund të bëjë që ata të mbesin pa shërbimet e Thiago Mottës sezonin e ardhshëm pasi për të interesim kanë shprehur disa klube anembanë Evropës.

Një ndër klubet që po përmendet si kandidat kryesor për të siguruar shërbimet e teknikut italian është Juventusi, megjithëse mbetet të shihet gjatë javëve dhe muajve në vazhdim nëse do të realizohet përfundimisht marrëveshja./Telegrafi/

Read Entire Article