Bombardimet ajrore ruse në Ukrainë, Shqipëria dënon veprimet/ Hasani: Sulme të pajustifikuara nga Rusia

10 months ago 31

Shqipëria ka dënuar ashpër sulmet më të fundit që Rusia bëri në Ukrainë, duke lënë disa persona të vdekur.

Me anë të një postimi në “X”, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, shprehu se raketat kishin në shënjestër infrastrukturën civile.

“Sot Ukraina u përball me sulmin më të ashpër ajror rus deri më tani. Raketat dhe dronët e panumërt shënjestruan pamëshirshëm infrastrukturën civile, duke shkaktuar shkatërrime të pakuptueshme dhe humbje tragjike të jetëve të pafajshëm. Shqipëria dënon ashpër këto sulme të pakuptimta dhe të pajustifikuara nga Rusia”, shkroi Hasani.

Today Ukraine faced the most severe Russian aerial assault to date. Countless missiles and drones relentlessly targeted civilian infrastructure, causing unfathomable destruction and tragic loss of innocent lives.

Albania strongly condemns these senseless, unjustified attacks…

— Igli Hasani (@IgliHasani) December 29, 2023

Gjatë ditës së sotme qytete të ndryshme në Ukrainë janë sulmuar nga raketat dhe dronët rusë në një valë goditjesh me ashpërsinë më të madhe që trondit vendin e munduar nga lufta, pikërisht kur pjesa tjetër e botës është e përfshirë nga atmosfera festive e fundvitit.

Dymbëdhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në të gjithë Ukrainën, thonë zyrtarët që pohojnë se për fat të keq, bilanci i viktimave pritet të rritet akoma edhe më shumë. Forcat ajrore të Ukrainës pohuan se nuk “kishin parë kurrë kaq shumë vendndodhje të shënjestroheshin në të njëjtën kohë”.

Top Channel

Read Entire Article