Boniface mungon në Kupën afrikane

9 months ago 25
14:12 09/01/2024

Sulmuesi i Nigerisë ka pësuar një dëmtim serioz dhe është kthyer te Leverkusen

Sulmuesi i Bayer Leverkusen, Victor Boniface është tërhequr nga kombëtarja e Nigerisë për turneun e Kupës afrikane të Kombeve për shkak të një dëmtimi.

Boniface do të zëvendësohet në përfaqësuese nga sulmuesi i Nice, Terem Moffi, i cili ka shënuar gjashtë gola në Ligue 1 këtë sezon.

Lojtari ka një problem në kofshë e do t’i duhen 6 jave të rikapë gjendjen optimale.

Boniface nuk u përfshi në skuadrën e Nigerisë në miqësoren e tyre kundër Guinesë në Abu Dhabi dhe ka vendosur të rikthehet në Gjermani për të vazhduar rekuperimin.

23-vjeçari ka qenë mbresëlënës për Leverkusenin që nga transferimi i tij në verë, ku ka shënuar 16 gola në 23 ndeshje në të gjitha garat.

Ai nuk kishte munguar në asnjë ndeshje për ekipin gjerman, përpara se të niste pushimi dimëror më 21 Dhjetor.

Sulmuesi debutoi me përfaqësuesen në shtator, ndërsa nuk ka shënuar gol në 5 takime të luajtura.

Boniface bëhet mungesa e dytë për Nigerinë përpara eventit ndërsa më herët u tërhoq mesfushori i Lester Sitit, Uilfred Ndidi.

Sfida e parë e përfaqësues do të jetë kundër Guinesë Ekuatoriale.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article