100 euro do të jetë bonusi i fundvitit për pensionistët dhe fëmijët që janë regjistruar në skemat pensionale në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin dhe e ka miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë ndarjen e 100 eurove shtesave për të gjithë fëmijët që tashmë janë të regjistruar në skemat pensionale të Kosovës. Njëkohësisht, edhe 100 euro për të gjithë pensionistët që po ashtu marrin pensionet e tyre.
Bonusi do të ndahet javën e ardhshme. Ndërkohë, për fëmijët, shtesat do t’i marrin kryesisht prindërit e tyre në fund të muajit.
Top Channel