Boshnjaku i Sheffield United, bëhet kapiteni i parë në shtatë vjet që refuzoi shiritin me ngjyrat e ylberit

10 months ago 10

Futbollisti i Bosnjë-Hercegovinës, Anel Ahmedhodzic, ka refuzuar të mbajë shiritin e kapitenit me ngjyra të ylberit në ndeshjen kundër Liverpoolit, gjë që shkaktoi shumë vëmendje në mediat angleze.

Të gjithë kapitenët e klubeve të Ligës Premier pritej të mbanin shiritin “Rainboë Laces” gjatë ndeshjeve të fundjavës së kaluar dhe ndeshjeve të mesjavës, por kapiteni i Sheffield United nuk e bëri këtë gjë.

Ahmedhodzic refuzoi të mbante shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit dhe trajneri i Sheffield foli për këtë gjë.

Kështu, boshnjaku u bë futbollisti i parë në ligën më të fortë në botë në shtatë vitet që nga nisja e kësaj fushate, i cili refuzoi të mbante një shirit kapiteni me ngjyra ylberi.

Sheffield United kanë dhënë komentin e tyre për SPORTbible, ku kanë theksuar se do të vazhdojnë të mbështesin me krenari fushatën e përmendur dhe të ofrojnë mbështetje për komunitetin LGBTQ+.

“Sheffield United mbetet krenar që mbështet fushatën ‘Rainbow Laces’ dhe luan një rol kyç në mbështetjen e fansave tanë LGBTQ+, ne duam që ata të ndihen të mirëpritur në Bramall Lane”, ka thënë një zëdhënës i Sheffield.

Kujtojmë se në ndeshjen e xhiros së 15-të, Sheffield United u mposht në shtëpi nga Liverpooli me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Read Entire Article