Braçe: Kush vjen në Parlament me shishe benzine, vjen për të vrarë

1 month ago 24

Deputeti socialist Erion Braçe komentoi në Studio Live dhunën e opozitës dhe PD-së në seancën e fundit plenare, ku u dogjën dhe karriget e parlamentit. Në një intervistë për emisionin “Studio Live‘ për Report Tv Braçe thotë për Arbër Hitajn se në kohën e tyre në opozitë nuk kanë marrë kurrë benzinë me vete në sallën e parlamentit

‘Nuk mbaj mend të kemi hyrë me benzinë në parlament. Gjithë ata ishin në sallë dhe kishin shishe me benzinë. Një njeri që hyn në sallë me benzinë nuk vjen as për të folur, propozuar, debatuar as për të mbrojtur demokracinë. Vjen për të vrarë. Benzina e tillë është. Kur përdoret, dëgjova një kastravec më parë që aktet tona nuk rrezikojnë jetën e askujt. Ke ca nga këta që thonë zjarrin do ju vëmë. Cili hyn brenda sallës së kuvendit me shishe benzinë vjen për t’i vënë flakën kuvendit dhe për të vrarë njerëz.’

Braçe nuk e shikon të arsyeshme krahasimin e opozitës së PS-së dhe asaj të PD-së sot.

Skam asnjë lloj ndjesie të vesh lëkurën e tyre. Nuk jam personi që duhet tu jap mend atyre. Kryetarin e vet e ka pas nga ‘93 në ‘97 dhe nuk di që PS ti ketë vënë flakën sallës së kuvendit. Nuk më shkon ky si argument. Dëgjoj dhe ca që krahasojnë si jemi sjellë ne, kurrë nuk kemi ndezur zjarr brenda sallës së kuvendit. Nuk ka ndodhur kurrë që të kemi qëlluar me sende të forta kryetarin e kuvendit. Ka pasur një rast kur ish kryetari i LSI ka hipur mbi tavolinë dhe ka shkulur, është ky që është në koalicion me këta. Ishte ky atëherë me peshë të madhe trupore por jo politike.’

Më tej, lidhur me Salianjin, deputeti socialist nuk do të komentoj vendimin e gjykatave, ndërsa thekson se dhe ai ka qenë pjesë e shpifjeve të opozitës dhe Salianjit në kohën kur ishte zv.kryeministër.

‘Nuk dua të komentoj, vendimet e gjykatave. Ky vend duhet të bëhet normale, që respekton vendimet e gjykatave. Është themelore për një shoqëri që mbështetet tek e drejta. Kam një parim, që për njerëz që janë në vështirësi nuk komentoj. Në burg ndodhen 5 mijë e ca njerëz, nuk ja vlen të komentoj. Ky mund të jetë tipiku në atë sallë për shpifjen si fenomen politik. Duhet të marri fund, ka ardhur koha ku gjithsecili që ka të drejtën e fjalës ta ketë fjalën e shenjtë jo të shtrenjtë. Ka ca nga këta që e kanë bërë biznes fjalën. Sulmo atë se kështu. Jam njëri prej personave i sulmuar në këtë formë, i paguar për tu sulmuar. Isha njeriu që kisha njeriu që kishat pastruar lekët e Cosa Nostras me Rezart Taçin. Janë bërë dy gjyqe të qarta në themel dhe gjykata ende nuk ka provuar se kush ishte zv/kryeministri në atë moment.’

Read Entire Article