“Nuk i lanë të drejtën e fjalës”/ Nuk ka dakordësi në Komisionin Hetimor, Beqajt i refuzohet dëshmia

1 day ago 23

Ka dështuar sot dëshmia e ish ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Seanca e sotme u mbyll me propozim të nënkryetarit të Komisionit, Plarent Ndreca, i cili tha se “sot nuk po i japim dot drejtim”.

Seanca e pyetjeve me ish ministrin Ilir Beqaj do të rinisë nesër në rreth orës 10:30.

“Këtu e mbyllim, me propozim të nënkryetarit e mbyllim sot për të vijuar nesër në 10:30 me të njëjtin rend dite”, tha Albana Vokshi.

Kujtojmë që për disa orë me radhë, dëshmia e Ilir Beqajt për sterilizimin u mbajt peng pasi demokratët dhe socialistët nuk ranë dakord për procedurën si do të bëhej deklarata e Ilir Beqajt.

Read Entire Article