Brajan Gruda kontribuon me gol në fitoren e thellë të Mainzit

6 months ago 3

Sulmuesi shqiptar Brajan Gruda ka gjetur rrugën e golit sot (e shtunë) në duelin që Mainzi e zhvilloi ndaj Darmstadit, aty ku fituan me rezultat të thellë 4-0.

Këto dy ekipe u përballën me njëra-tjetrën në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit gjerman.

Gruda ishte autor i golit të dytë në këtë takim, duke gjetur rrjetën në minutën e 60-të pas asistimit të Jonathan Burkardt.

BRAJAN GRUDA 🇩🇪🇦🇱(2004) DOUBLES THE LEAD WITH A GREAT FINISH!!!
JONATHAN BURKARDT WITH A CLEVER AND UNSELFISH PLAY FOR THE ASSIST!!!
📽️ @FootColic pic.twitter.com/6pLQKSZbip

— Football Report (@FootballReprt) April 6, 2024

Një gabim në pasim të mbrojtjes kundërshtare e shfrytëzoi për mrekulli Burkardt i cili më pas nuk u tregua egoist dhe e shërbeu Grudën i cili lehtësisht e çoi topin në rrjetë.

Ky ishte goli i dytë i Grudës këtë sezon me fanellën e Mainzit në Bundesliga, teksa ka kontribuar edhe me dy asistime./Telegrafi/

Read Entire Article