Braziliani që mposhti Liverpoolin në finalen e Kupës së Botës për Klube, shiti medaljen për të blerë kokainë

7 months ago 6

Flavio Donziete ishte pjesë e ekipit të Sao Paulos që morën fitoren e famshme ndaj Liverpoolit në finalen e Kupës së Botës për Klube, por jeta e tij shumë shpejt u shkatërrua për shkak të varësisë ndaj kokainës.

Donziete ishte pjesë e klubit brazilian për pesë vjet, dhe ishte pjesë e ekipit që mposhti Liverpoolin me rezultat minimal 1-0 në finalen e Kupës së Botës për Klube që u mbajt në Japoni në vitin 2005.

Gjiganti brazilian ishte kualifikuar për këtë përballje të madhe pasi kishin fituar Copa Libertadores, ndërsa Liverpooli fitoi vendin e tyre në finale pasi mposhtën Milanin në finale të Ligës së Kampionëve, duke përmbysur rezultatin prej 3-0 në pjesën e parë.

Teksa Donziete vetëm ishte përfshirë në ekip pas një lëndimi që kishte pësuar, ai kishte arritur që të merrte medaljen ani pse nuk ishte paraqitur në ndeshjen ndaj Liverpoolit.

Foto: Flavio Donzete

Në atë që atëherë ishte një moment special i karrierës së tij, vetëm dy vite më pas 40-vjeçari u bë i varur nga kokaina dhe u detyrua që ta shesë medaljen e tij për të financuar konsumin e kësaj substance.

“E kam shitur për të blerë kokainë. E shita për 7 mijë reis (diku rreth 2 mijë dollarë)”, kishte thënë Donziete për Globoesporte.

“Kur e shita dhe paratë erdhën, unë i shpenzova pothuajse të gjitha në kokainë. Sa më shumë para kisha, aq më shumë kokainë doja”, është shprehur ai./Telegrafi/

Read Entire Article