Breçani dëshmon para togave të zeza: Jam në burg prej djalit tim, nuk kam shkelur kurrë ligjin

10 months ago 9

Ish drejtori i policisë, Erzen Breçani ka mohuar të jetë i përfshirë në ndonjë ngjarje apo veprimtari kriminale. Para togave të zeza, Breçani ka deklaruar se ndodhet sot pas hekurave për veprimet e të birit, të cilin e ka këshilluar të mos merret me veprimtari ilegale.

“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ça ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik”, ka thënë Breçani

Po ashtu, ai ka  përmendur edhe aksionet policore, si dëshmi e përkushtimi të tij ndaj profesionit e ligjit.

Djali i ti është shpallur në kërkim për trafik droge.

Read Entire Article