Bregu i Fildishtë bën ‘çmendurinë’ ndaj Malit dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës

8 months ago 29

Bregu i Fildishtë ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Malit, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte e mbushur me plotë dramë, pasi pati kartona të verdhë dhe një penallti të humbur.

Adama Traore (16’) humbi një mundësi të artë për t’i dhënë avantazhin Malit pasi dështoi të shënojë nga pika e bardhë.

Në minutën e 43-të Bregu i Fildishtë mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Odilon Kossounou mori kartonin e dytë të verdhë pas një faulli të shkaktuar.

Përpjekjet e Malit në pjesën e dytë u shpërblyen kur Dorgeles Nene (71’) dribloi mbrojtësit kundërshtar për të shënuar një gol të bukur për 1-0.

He has Ivorian parent!

Muted 🔇 celebration by Nene Dorgeles after scoring for his country of birth #Mali against the country of his parent.pic.twitter.com/kJnEvDZg6G

— Oluwashina Okeleji (@oluwashina) February 3, 2024

Bregu i Fildishtë arriti të barazojë rezultatin krejt në fund të takimit me Simon Adingra (90’) i cili shfrytëzoi një top të kthyer në zonë për të barazuar shifrat në 1-1.

SIMON ADINGRA SCORES.
IVORY COAST HAVE EQUALIZED WITH 10 MEN.
pic.twitter.com/Fl59udrI6z

— Yimzy (@oyimzy) February 3, 2024

Ndeshja shkoi dy herë nga 15 minuta në vazhdime dhe teksa dukej se vetëm penalltitë do të tregonin fituesin e këtij dueli, në skenë doli Oumar Diakite (121’) i cili shënoi një gol fantastik me thembër për t’i dhënë fitoren me rezultat 2-1 Bregut të Fildishtë dhe kualifikimin tutje.

GOOOOOAAAAALLL ⚽️

20-year-old Diakite wins it for Ivory Coast 🇨🇮 right at the death of extra time against Mali 🇲🇱. It’s 2-1!!!#MLICIV #AFCON #AFCON2023  #AFCON2024 #TotalEnergiesAFCON2023  #CAN2023  #CAN2024

pic.twitter.com/o1ydEco4J2

— Pan-Africa Football (@PanAfricaFooty) February 3, 2024

Në gjysmëfinale tani Bregu i Fildishtë do të ndeshet me Cape Verden në përpjekje për të siguruar biletën për në finalen e madhe./Telegrafi/

Read Entire Article