Brentfordi po ia vazhdon kontratën Ivan Toneyt për ta shitur për një çmim tejet të lartë

10 months ago 23

Ivan Toney ende nuk ka luajtur këtë sezon, por emri i tij vazhdon të përflitet për një largim nga Brentfordi.

Sulmuesi anglez është i suspenduar për shkak se më parë kishte vënë baste dhe ai nuk do të ketë të drejtë të luaj deri më 17 janar të vitit 2024.

Megjithatë përkundër se nuk ka luajtur fare, Toney është objektiv i dy gjigantëve anglez Chelsea dhe Arsenal që e shohin si futbollistin ideal për ta përforcuar repartin ofensivë.

27-vjeçari ka kontratë me Brentfordin deri në vitin 2025, por klubi po kërkon që t’ia vazhdoj atë në mënyrë që ta shes shumë më shtrenjtë.

The Sun ka raportuar se Toney është pajtuar që të zgjasë kontratën me Brentfordin deri në verën e vitit 2027, derisa klubi do ta shes atë në janar.

‘Bletët’ synojnë që nga largimi i sulmuesit anglez në drejtim të Chelseat ose Arsenalit të fitojnë 90 milionë euro.

Edhe pse duket një shumë jashtëzakonisht e madhe, nuk është befasi që në fund transferimi i Toneyt në Stamford Bridges ose Emirate Stadium të ndodhë për këtë shumë duke marrë parasysh se gjigantët anglez shpesh herë shpenzojnë shuma të mëdha për transferimin e futbollistëve. /Telegrafi/ 

Read Entire Article