“Brindizi-Vlorë”, rekord pjesëmarrje në Regatën me vela/ Marina Orikum mirëpret 35 barka italiane

1 year ago 28
Reklamë

Janë 35 varka me vela të regjistruara tashmë në Regatën XII të Grande Salento “Brindisi-Valona”, ​​një rekord absolut i pjesëmarrjes në një veprimtari lundrimi të promovuar dhe organizuar nga Liga Detare Italiane e Brindisit në bashkëpunim të ngushtë me Marina Orikum (Vlorë).

Gara do të startojë kete te enjte, 6 korrik në orën 08.00 në afërsi të “Cala Materdominit”, ne Brindisi.

Aktivitetit i paraprinë një sërë aktivitetesh, në Brindisi dhe Vlorë, ​​me qëllim forcimin e marrëdhënieve mes dy brigjeve në nivel sportiv, turistik, kulturor dhe ekonomik, si dhe nxitjen e rritjes së eventit.

Në garë jane edhe dy varkat shqiptare, «Margo» dhe «Charli», të cilët iu bashkuan garës si debutuese për të përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë dhe për të tërhequr në të ardhmen edhe të tjerë ekuipazhe,veçanërisht ato të përbëra nga detarë të rinj, që do të duan ti bashkohen kësaj gare dhe kësaj mënyre të përjetimit të detit, të bukur dhe kaq fisnik».

Ditët e fundit u zhvillua dhe ceremonia zyrtare e prezantimit në seksionin e Brindisit të Ligës Detare Italiane, me pjesëmarrjen e autoriteteve civile, ushtarake dhe sportive.

Partnerët e këtij edicioni janë Universiteti i Salentos dhe Versalis (Eni).

Vlen të theksohet edhe mbështetja nga disa sponsor, të gjithë pranë Lega Navale: Ecosistemi, Cantiere Navale Danese, DEAL, Quaranta Caffè dhe Aloisio Autoricambi.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në “Marina Orikum”, ne Gjirin e Vlores.

Krahas saj do të ketë edhe një ceremoni, pas lundrimit të planifikuar për mëngjesin e së shtunës së 8 korrikut në gjirin e Vlorës, në prani të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe guvernatorit të Pulias Michele Emiliano duke konfirmuar në këtë mënyrë rëndësinë mediatike të kësaj ngjarjeje dhe vlerësimin e saj në nivel sportiv dhe institucionale.

Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori Emiljano do të mbërrijnë në Vlorë me një hidroavion. Katër janë kategoritë në Brindisi-Valona: ORC A-B – ORC C – ORC Grand Cruise – Te lira. Lista e varkave të regjistruara në Regatën XII Brindisi-Valona.

Read Entire Article