Broja i bashkohet festës kuqezi: Jemi në Europian

11 months ago 10

Armando Broja i është bashkuar festës kuqezi, edhe pse fizikisht nuk ishte në Moldavi me kuqezinjtë e tjerë. Broja  ka hedhur një “story” në Instagram me mesazhin “Jemi në Europian”.

Edhe pse nuk ka mundur të japë kontribut në këto eliminatore për fanellën kuqezi, sulmuesi i Chelseat konsiderohet pikë referimi për Shqipërinë në “Euro 2024”.

Tifozët kuqezi si dhe i gjithë stafi teknik i kombëtares shqiptare, shpresojnë që Broja të lë pas krahëve lëndimet dhe të marrë sa më shumë minuta te Chelsea dhe kësisoji të jetë në formë maksimale për eventin e madh që do të zhvilohet verën e ardhshme.

Kujtojmë që Broja u kthye së fundmi në fushë dhe mori disa minuta në barazimin 4-4 të Chelseat me Manchester Cityn, madje fitoi penalltinë të cilën e shndrroi në gol Cole Palmer.

Sulmuesi 22-vjeçar ka treguar gjithmonë paraqitje të mira me fanellën e Shqipërisë, ku vlen të përmendet fakti që kishte shënuar tre gola dhe kishte bërë dy asistime në kualifikimet për Kampionatin Botëror, andaj shpresojmë që me gola e asistime do të vazhdojë edhe në Gjermani. /Telegrafi/

Read Entire Article