Broja i pafat ndaj United

10 months ago 25
14:00 07/12/2023

“Djajtë e kuq” mundin Chelsea 2-1 në “Old Trafford”, Aston Villa mposht Man City

Manchester United mori një fitore të rëndësishme në Premier Ligë kundër Chelsea-t të Armando Brojës me rezultatin 2-1 në javën e 15-të.

Vendasit e nisën keq në “Old Trafford” pasi Bruno Fernandes humbi penallti në minutën e nëntë.

Dhjetë minuta më vonë, Scott McTominay shënoi gol. Por në fund të pjesës së parë, “Blutë e Londrës” barazuan me Cole Palmer.

Në minutën e 69, McTominay shënoi golin e fitores për Untied. Armando Broja u fut në lojë në minutën e 77.

Ai ishte i pafat në fund të lojë, ndërsa goditi shtyllën duke humbur mundësinë për të barazuar rezultatin.

Kjo ishte ndeshja e 7 ku sulmuesi kuqezi është aktivizuar në Premier Ligë, ndërsa në total ka luajtur 165 minuta.

United shkon në kuotën e 27 pikëve, kurse Chelsea mbetet me 19 pikë.

Mançester Siti u mund në transfertë nga Aston Villa. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Bailei në të 74’.

Liverpuli nuk gaboi ndaj Sheffiled United duke fituar jashtë me rezultatin 2-0.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article