Bruno Guimaraes bën një gjest të madh, shkëmben fanellën me një pako çokollada me një tifoze

8 months ago 10

Newcastle United ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Aston Villa, duke triumfuar në Villa Park me rezultat 3-1.

Fabian Schar me dy gola dhe një autogol nga Moreno i dhanë tre pikët e mëdha ‘Laraskave’ nga ky udhëtim i vështirë.

Megjithatë mesfushori brazilian Bruno Guimaraes mori gjithë vëmendjen në fund të ndeshjes, me një gjest të mrekullueshëm.

Teksa po shkonte në dhomat e zhveshjes, Guimaraes u ndalua nga një tifoze që ishte përkujdesur për t’i bërë një dhuratë të bukur brazilianit.

Tifozja e Newcastle United i dhuroi brazilianit dy pako me çokollada dhe në këmbim mori fanellën e brazilianit.

Bruno Guimarães exchanges his shirt for some Kinder Bueno chocolate 😂🍫 pic.twitter.com/RmRomtBvrH

— Football on TNT Sports (@footballontnt) January 30, 2024

Pa hezitim fare, Guimaraes shkëmbeu fanellat me pakot e çokolladave dhe kamera e kapi atë shumë të lumtur.

Gjithsesi gjesti i bukur nga reprezentuesi brazilian është bërë viral në rrjetet sociale, por edhe ai është duartrokitur për gjestin e bërë. /Telegrafi/ 

Read Entire Article