Burgoset përjetë për vrasje e reja koreano-jugore, e fiksuar me filmat e romanet e krimit (fotot)

10 months ago 27

Një koreano-jugore e fiksuar me filmat e serialet e krimit është dënuar sot me burg të përjetshëm pasi ishte infektuar aq shumë me fantazitë e përmbajtjeve që konsumonte, sa vrau një mësuese anglishtjeje pa asnjë motiv të dukshëm.

23 vjeçarja Jung Yoo-jung, ishte e fiksuar me serialet e romanet e krimit dhe plotësonte kriteret e psikopatisë pas testeve në polici.

Ajo ishte fiksuar me idenë e vrasjes dhe e realizoi aktin makabër me një mësuese anglishteje të cilën e qëlloi për vdekje në shtëpinë e saj në maj, në krimin që shokoi vendin.

Në gjykatë u tha se Jung ishe e papunë dhe jetonte me gjyshin e saj.

Në maj ajo kishte telefonuar viktimën duke thënë se ishte nëna e një adoleshenteje që kishte nevojë për mësime anglishteje.

Pasi la takimin me viktimën 26-vjeçare në qytetin jugor të Busan, Jung u paraqit në shtëpinë e saj e veshur me një uniformë shkollë që kishte blerë në internet.

Policia tha në deklaratë: “Jung është trupvogël dhe me uniformën që kishte veshur, viktima e besoi si një nxenëse e shkollës së mesme. Por sapo hyri në shtëpinë e mësueses ajo kishte kryer sulmin tragjik me goditje të shumta thike”.

Ajo kishte copëtuar pjesërisht trupin e viktimës dhe me një taksi kishte marrë disa mbetje për t’i hedhur pranë lumit në veri të Busan.

Jung u arrestua kur shoferi taksisë njoftoi policinë për klienten e tij që hodhi valixhen e përgjakur në pyll.

Në kamerat e sigurisë ajo ishte parë të hynte e dilte disa herë nga shtëpia e viktimës.

Jung pranoi krimin duke thënë se vuante nga halucinacione dhe probleme mendore në kohën e ngjarjes.

Ajo pranoi se interesi për krimin u nxit nga fiksimi me filmat dhe programet televizive të vrasjeve.

Korea e Jugut ka ende dënimin me vdekje por nuk është kryer më që prej vitit 1997.

Jung kishte marrë në valixhe disa pjesë trupore të viktimës, të cilat i hodhi në lumin  Nakdong në një zonë të veçuar pyjore.

Policia tha se Jung ishte një person i izoluar e papunë që prej mbarimit të shkollës pesë vjet më parë.

Top Channel

Read Entire Article