Buxheti 2024/ Tensione në Kuvend! Opozita përplaset me Gardën, përmbysen karriget

10 months ago 11

Tensione sërish në sallën e Kuvendit. Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën e Republikës, e cila është vendosur në gatishmëri për të siguruar mbajtjen e rregullit gjatë seancës së sotme në Kuvend, ku pritet të miratohet nen për nen buxheti për vitin 2024.

Teksa deputetët tentuan që të mbledhin karriget në mes të sallës së Kuvendit, ata janë penguar nga Garda. Sikurse shihet edhe nga pamjet e mësipërme, mbi 40 punonjës të Gardës janë angazhuar për të shmangur kaosin parlamentar që ka shoqëruar legjislativin në çdo seancë gjatë muajit të fundit.

Gardistët kanë rrethuar foltoren e Kuvendit rreth 1 orë para nisjes së seancës, për të mos lënë deputetët e Rithemelimit të vijojnë me skenarin e tyre të zakonshëm të përmbysjes së karrigeve. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet Asllan Dogjani teksa debaton ashpër me një punonjës të Gardës, ku i shprehet që të lëshojë karrigen dhe mos ta prekë.

Ndërkaq, deputetja Ina Zhupa shprehet se mazhoranca po “voton buxhetin që vjedh qytetarët”.

Top Channel

Read Entire Article