Caktohet orari i ndeshjeve të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës

9 months ago 21

Është mësuar tashmë edhe orari i ndeshjeve të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, e cila ka garantuar disa ndeshje mjaft të forta.

Këto duele pritet që të zhvillohen gjatë muajit të ardhshëm, thënë më saktë me datat 3 dhe 4 shkurt.

Si çdo vit tjetër edhe tani pritet që të mos mungojnë befasitë, duke marrë parasysh luftën e ‘ashpër’ që zhvillohet për të siguruar një vend në garat evropiane.

Një ndër ndeshjet më të spikatura pritet të jetë ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës që do të zhvillohet të shtunën e 3 shkurtit me fillim nga ora 13:00.

Përballjet mes këtyre dy ekipeve në kampionat gjithmonë kanë dhuruar spektakël për shikuesit, andaj nuk pritet diçka më pak as kësaj radhe.

Sidoqoftë nuk duhet lënë anash edhe përballja mes Trepçës 89’ dhe Llapit që po ashtu do të jetë një duel mjaft interesant.

Orari i të gjitha ndeshjeve në Kupën e Kosovës:

E shtunë, 03.02.2024, ora 13:00:

Gjilani – Prishtina

Vjosa – 2 Korriku

Feronikeli ’74 – Malisheva

Suhareka – Prishtina e Re

E diele, 04.02.2024, ora 13:00:

Trepça ’89 – Llapi

Drita – Rilindja 1974

Ballkani – Vëllaznimi

Dukagjini – Dinamo

/Telegrafi/

Read Entire Article