Cannvaro mesazh Napolit

9 months ago 23
16:53 10/01/2024

Ikona e futbollit italian vetëofrohet për të marrë drejtimin e ekipit që e promovoi

Situata te Napoli vazhdon që të jetë e tensionuar pas disfatës së rëndë ndaj Torinos dhe zërat për një lamtumirë të mundshme të Valter Maxarit nuk janë shuar.

Ka nga ata që mendojnë për të ardhmen dhe ka figura si Fabio Kanavaro që vetëofrohen për t’u ulur në stolin e “të kaltërve”.

Pas eksperincës te Benevento, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2006, ka thënë se është gati që të marrë drejtimin e skuadrës që i dha mundësinë që të tregonte veten si futbollist.

“Një rikthim në shtëpi? Ndoshta ka ardhur koha. Më duket momenti i duhur dhe unë jam gati”, tha Kanavaro për gazetën sportive italiane “Tutosport”.

Por që dëshira e ish-mbrojtësit të bëhet realitet, duhet që të japë miratimin presidentit Aurelio de Laurentis.

Por ikona e futbollit italian tregoi se deri më tani, kontakte me numrin 1 të Napolit nuk ka pasur.

Majde ai ishte në negociata me Beshiktashin, që në fund vendosi të ulte në stol portugezin Fenando Santos.

Kanavaro mendon se situata te të kaltrit është shumë e vështirë!

Largimi i Spaletit nuk u zëvendësua siç duhet, ndoshta të rënda janë edhe ikjet e Kim dhe Xhuntolit.

Sipas tij, 22 pikë më pak krahasuar me 1 vit më parë janë shumë, e ndaj tifozët janë të acaruar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article