Në nisje të sesionit të ri parlamentar, deputetët do të gjejnë në tavolinat e tyre të punës edhe një letër të kryetarit te KQZ Ilirian Celibashit, i cili i rikujton ligjvënësve kohën e humbur pa miratuar ndryshimet në reformën zgjedhore.
Shqetësimi i Kryekomisionerit lidhet me moszbatimin e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar se vota e diasporës nuk do te realizohet nëse Kuvendi nuk ndryshon ligjin.
“Sipas kuptimit nga KQZ te këtij urdhërimi të Gjykatës Kushtetuese, votimi nga jashtë nuk do të mund të realizohet nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk do të plotësojë boshllëqet në Kodin Zgjedhor në lidhje me këtë votim, të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese. Sjellim në vëmendje se përgatitja për zhvillimin për herë të parë të votimit nga jashtë kërkon kohë, e cila minimalisht nuk mund të jetë më pak se një vit”, thekson Celibashi.
Që prej parlamentareve të 2021 ka nisur impelementimi i votimit dhe numërimit elektronik. Ambicia e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve është shtrirja në disa Qarqe, po për zgjerimin e teknologjisë kërkohen para dhe kohë, te cilat institucioni nuk i ka.
“Bazuar në eksperiencën e përfituar nga përdorimi i votimit elektronik deri tani, KQZ ka rekomanduar zgjerimin e këtij votimi vetëm në disa njësi zgjedhore (qarqe) për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Nëse Ju e mbështesni këtë rekomandim, si dhe nëse ekzistojnë fondet publike për realizimin e këtij votimi në njësitë zgjedhore përkatëse, këto konfirmime duhen t’i bëhen KQZ-së jo me vonë se fundi i muajit Shkurt 2024”, sipas Celibashir.
Një merak Ilirjan Celibashi e ka edhe me komisionerët e partive, duke kërkuar nga Kuvendi ndryshimin e formulës se emërimit të tyre, përmes depolitizimin të pjesshëm.
“KQZ çmon se konsiderimi pozitiv i këtij rekomandimi duke zhveshur partitë, të paktën pjesërisht, nga e drejta absolute për të caktuar administratorët zgjedhorë në nivelet e dyta dhe të treta të administrimit, do të ndihmonte në krijimin e një trupe administratorësh profesioniste, të mirë trajnuar dhe me integritet”, Celibashi.
Thirrjet e Komisionerit duket vështirë për t’u marrë në konsideratë nga Kuvendi, pasi Komisioni i Reformës Zgjedhore vijon të jetë në ngërç dhe afati i tij skadon në shkurt.
KSHZ_Shkrese_Kryetareve_Partive_Parlamentare
Top Channel