Celibashi letër kryetarëve të partive dhe Komisionit Ad-Hoc të Reformës Zgjedhore: Nuk ka votim të marrëveshjes së emigrantëve nëse…

10 months ago 13

Para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Komisioneri Ilirjan Celibashi u ka nisur një letër kryetarëve të partive parlamentare dhe Komisionit Ad-Hoc të Reformës Zgjedhore ku adreson një kujtesë mbi disa çështje të përgatitjes dhe administrimit të zgjedhjeve, si dhe të Kodit Zgjedhor.

Në shkresë KQZ rekomandon zgjerimin e votimit elektronik në disa njësi zgjedhore (qarqe) për zgjedhjet e
ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.

Po ashtu, në shkresë thuhet se “Duke zhveshur partitë, të paktën pjesërisht, nga e drejta absolute për të caktuar administratoret zgjedhorë në nivelet e dyta dhe të treta të administrimit, do të ndihmonte ne krijimin e një trupe administratoresh profesioniste, të mirëtrajnuar dhe me integritet.

Sipas shkresës, “votimi për marrëveshjen e emigrantëve nuk do të mund te realizohet nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk do të plotësojë boshllëqet ne Kodin Zgjedhor në lidhje me këtë te votim, të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese.

Sjellim në vëmendje se përgatitja për zhvillimin për here të parë te votimit nga jashtë kërkon kohe, e cila maksimalisht nuk mund të jetë me pak se një vit.”

KSHZ_Shkrese_Kryetareve_Partive_Parlamentare

Top Channel

Read Entire Article