Çështja Beleri, Agim Nesho: Ka një shkaktar të kësaj krize dhe ai është Rama. Bllokimi i negociatave mund të çojë në pezullimin e lëvizjes

10 months ago 8

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, tha në studion e News 24, se autori i krizës së shkaktuar me Greqinë pas arrestimit të Fredi Belerit, është kryeministri Edi Rama.

“Prishen interesat e Shqipërisë. Nesër pasnesër, bllokimi i negociatave mund të çojë në një moment tjetër të lëvizjes së lirë që është një nga kushtet kryesore të integrimit. Ky është një moment që deliri i Ramës si gjithmonë i prodhon politikës shqiptare. Pesë kapitujt e parë që do të diskutohen janë respektimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.

Shqipëria ka draftet më përparimtare. Çështja është një pushtet që ka kapur të gjitha organet dhe psikologjia e autoktratit që çdo gjë do ta kontrollojë vetë. Ka një shkaktar të kësaj krize dhe ky fatkeqësisht është kryeministri i Shqipërisë. Drejtësia shqiptare ka një problematikë shumë të madhe dhe po pezullohet gjithnjë e më tepër.

Në lidhje me raportet e BE ka një përgjegjësi dhe përgjegjësia është konkrete. Kjo drejtësi është iniciuar nga ai dhe financuar nga 20 milionshi i famshëm i Sorosit. Nuk është zhvilluar në kushtet e një ambienti demokratik. A mund të ketë drejtësi në një pushtet që i ka kapur të gjitha dhe kontrollon të gjitha institucionet?! Ne po shikojmë se sa të politizuar janë kur bëjnë goditje selektive. Nëse do të shikonim një drejtësi të paanshme do të shihnim që në krye të herës do të hetonte ata që po bëjnë afera korruptive”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article