Çfarë diskutonte Berisha me Pollon për privatizimin e “Partizanit”: Futëm në ankand 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë

1 year ago 38

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, në dosjen voluminoze për privatizimit të Kompleksit Partizani, ka shqyrtuar edhe mbledhjet e Këshillit të Ministrave kur është diskutuar kjo çështje.

Në një prej mbledhjeve, që drejtohet nga kryeministri i atëhershëm Sali Berisha, diskutohet “për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo privatizohet për procedurën e shitjes”. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, flet për metodologjinë e pagesës së vlerës së objektit, i cili më herët bëhej me lekë, ndërsa tani parashikohej të bëhej me lekë dhe letra me vlerë.

Genc Ruli: Jo ankandi është veç doktor, por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi.

Ruli: Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ja bëjmë që t’i favorizojmë, t’i marrim ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytëzuar.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakort me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët. Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se Shqiptaret më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t’ua shlyej borxhin. Unë atyre letrave do t’ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë se tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë.

Në dosjen e zbardhur nga redaksia e TCH web, shkrhet se sipas pikës 12 të VKM-je, ky vendim nuk do të zbatohet për praktikat që ndodhen në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, në zbatim të vendimeve të mëparshme, të cilat janë në proces dhe ndodhen në fazën kur ka përfunduar pagesa për vlerën e plotë të shitjes së tyre.

Megjithëse, Komisioni i Vlerësimit, në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, kishte konkluduar mendimin e tij në muajin tetor 2008, pavarësisht një pune të kryer nga strukturat shtetërore me urgjencë në fazën e mëparshme, duket se kjo punë stopon deri në hyrjen në fuqi të VKM-së së mësipërme. Pas hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, në muajin janar 2009: vijojnë procedurat e mëtejshme të privatizimit, duke i dhënë kështu bashkësisë së pronarëve t’u krijohej mundësia e pagesës me bono privatizimi.

Top Channel

Read Entire Article