Çfarë do të bëjë Leo Messi kur të thotë lamtumirë? “Nuk dua të bëhem trajner!”…

1 week ago 25

37-vjeçari Lionel Messi ngadalë, por me siguri, po i afrohet kohës së pensionit. Kampioni i Inter Miamit dhe i kombëtares së Argjentinës foli me gazetarin Fabrizio Romano në 433, se çfarë do të bëjë pasi të varë zyrtarisht këpucët, duke përjashtuar një karrierë të mundshme si trajner.

“Nuk mendoj se dua të bëhem trajner, por nuk jam i sigurt se çfarë dua të bëj në të ardhmen. I jap shumë më tepër vlerë çdo gjëje që bëj çdo ditë se më parë, ndaj mendoj vetëm të luaj, të stërvitem dhe të argëtohem”,- ka rrëfyer ai.

Kapiteni i Albiceleste foli edhe për atë që bën në kohën e lirë: “Unë jam gjithmonë me topin, qoftë ndeshje, duke luajtur PlayStation, duke pasuar, apo duke luajtur”. Messi më pas shtoi se përveç futbollit, i pëlqen të luajë edhe sporte të tjera si basketboll, tenis dhe padel, ky i fundit është sporti i tij i preferuar.

Së fundi, një shaka për MLS: “Ka shumë pasion, të cilin pjesërisht nuk e dija. E dija për pasionin për sportet e tjera, si bejsbolli apo basketbolli, por ndoshta për futbollin ishte pak më pak, por përkundrazi. Më befasoi është një ligë shumë konkurruese, ku të luash në rrugë është e vështirë. Të gjitha skuadrat bëhen të forta në shtëpi”.

Read Entire Article