Champions, Laçi shënon për Sparta Pragën

1 year ago 26
Reklamë
23:08 16/08/2023

Skuadra eliminohet pas gjuajtjes së penalltive

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, ishte protagonist për skuadrën e tij Sparta Praga në kualifikueset e Champions League me një supergol të realizuar nga goditja e dënimit.

I aktivizuar në minutën e 89’ si shpresa e fundit e skuadrës së tij, futbollisti kuqezi i mrekulloi të gjithë me eurogolin e shënuar në minutën e 105-të, në duelin e vlefshëm për turin e tretë të Ligës së Kampionëve ndaj Kopenhagen, kur në 90 minuta ndeshja ishte e barabartë 1-1.

Goditja e tij ishte e kalibruar në këndin e sipërm të portës duke shënuar golin për rezultatin 2-1.

Në minutat shtesë u shënuan plot 4 gola, teksa rezultati përfundimtar i sfidës ishte 3-3.  Në fund ishte skuadra daneze ajo që festoi, duke qënë më e saktë nga goditje e penalltive.

“Shënuam shumë gola, por nuk u treguam të kujdesshëm në detajet e vogla. Kopenhagen nuk ishte më mirë se ne, por ne humbëm përqëndrimin dhe kjo na kushtoi ndeshjen.”

Sparta Praga dhe Qazim Laçi do të vijojnë aventurën europiane në play-off të Europa League.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article