Champions në Tring/ Bayern nënshtron Man. United

11 months ago 19
Reklamë

Dueli i madh anglo-gjerman I grupit A të champions league shkoi për Bajernin që tregoi të gjithë forcën e vet përballë Manchester United, në një supersfide të transmetuar në Tring.

Gjermanët pavarësisht avantazhit minimalist me të cilin e mbyllën takimin 4 me 3, treguan se  diferenca me “djajte e kuq” është e madhe e se bavarezet janë pretendente sërioze për ti shkuar deri në fund championsit në këtë sezon. Pavarësisht nisjes disi më të mirë të ndeshjes nga anglezet, të zotët e shtëpisë e rritën lojën me kalimin e minutave.

E megjithatë goli I avantazhit do të vinte në miniutën e  28 falë një edhe nga gafe të portierit Onana pas gjuatjes së Sane. 4 minuta më vonë edhe dyfishimi I rezultatit përmes Gnabri. Manchester United u kthye ne loje në nisje të pjesës së dytë përmes një goli të Rasmus Hojlund, por gjermanet fituan një penallti pak caste më vonë, penallti e cila u kthye në gol nga Harri Kane. Dominimi I Bajernit ishte I ndjeshëm por pa mundur të shënojë gola të tjerë.

Ndeshja u rindez në fund ku miqë shkurtuan me Casemiron, ndërsa Bajerni realizoi golin e 4 me Matis Tel në minitën e 92.  Thjesht për statistike goli I Casemiros në sekonden e fundit të shteses. Në duelin tjetër të këtij grupi Gallatasarai dhe Kopenhgan u ndanë në barazim 2 me 2.

Read Entire Article