Champions njeh 32 “finalistët”/ Arbnor Muja përfaqësuesi kuqezi në fazën e grupeve, sot shorti

1 year ago 36
Reklamë

PSV Aint hoven, Kopenhagsn dhe Antverp janë ekipet e fundit, që siguruan një biletë për në fazën e grupeve të Champions League. Në duelet e transmetuara në Tring ra në sy suksesi i belgëve të Antverp, të cilët mundën 2 me 1 AEK në Athinë dhe festuan një rezultat historik.

Pjesë e këtij triumfi ishte edhe talenti kuqezi Arbnor Muja, i cili luajti titullar përgjatë 90 minutave.

Sukses edhe për holandezët e PSV, të cilët shkatërruan 5 me 1 skocezët e Reinxhers. Pas barazimit 2 me 2 në ndeshjen e parë, të zotët e shtëpisë e patën shumë të lehtë kualifikimin për në grupe fale golave të Salibarit, De Jong dhe Verman, protagonistë të mëdhenj.

Në mesin e më të mirëve të Europës do të jetë edhe Kopenhagën, ekipi danez që pavarësisht barazimit me polakët e Rakov 1 me 1, festoi në fund falë suksesit që kishte arritur në ndeshjen e parë 1 me 0.

Të tria beto ndeshje u transmetuan në Tring.

Me njohjen e 32 ekipeve më të mira, sot pasdite Uefa hedh shortin për fazën e grupeve. Skuadrat do të ndahen në 8 grupe me nga 4 ekipe. Faza më e bukur dhe me emocionuese e Champions League do të nisë në 19 shtator.

Read Entire Article