Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

5 months ago 37

Chelsea dhe Arsenali kanë marrë një goditje të rëndë në përpjekjet e tyre për të transferuar një sulmues të ri gjatë kësaj vere.

Dy rivalët e Londrës kanë duruar dy sezone krejtësisht të ndryshme; Arsenali momentalisht po lufton për titullin e Ligës Premier, ndërsa Chelsea ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit në mes të tabelës.

Përkundër vështirësive të tyre, të dyja klubeve ajo që iu ka munguar këtë sezon është një lojtar tipik golashënues.

Nicolas Jackson ka hasur në një sezon të luhatshëm në ‘Stamford Bridge’ dhe tifozët e Chelseat e kanë gjetur mbështetjen tek Cole Palmer, ndërsa tek Arsenali, Kai Havertz është përmirësuar në krahasim me sezonin e kaluar, por përsëri nuk është një lojtar i cili ka garantuar 25 gola në të gjitha garat.

Të dy klubet po mbajnë një sy tek ylli i Leipzigut, Benjamin Sesko, i cili shpeshherë krahasohet me Erling Haaland për shkak të nuhatjes që ka për gol.

20-vjeçari ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar dy asistime në 40 ndeshje të luajtura në të gjitha garat në sezonin e tij të parë në Gjermani, pasi iu bashkua Leipzigut nga klubi simotër Red Bull Salzburg verën e kaluar.

Sesko gjithmonë ka pasur një sy të mprehtë për gola. Ai ka shënuar 59 gola në 23 ndeshje teksa ka luajtur për grupmoshat U15 të Sllovenisë.

Sipas Sky Sports, vlera e klauzolës së tij të lirimit do të bëhet aktive gjatë kësaj vere dhe ajo është rritur në krahasim me afatin kalimtar të janarit, për shkak të paraqitjeve të tij.

Në janar klauzola e Seskos qëndronte 50 milionë euro, por paraqitjet e tij të mira në pjesën e dytë të sezonit kanë bërë që ajo klauzolë të rritet në 65 milionë euro./Telegrafi/

Read Entire Article