Chelsea ‘minimizon’ mundësitë për minuta, Broja bën gati valixhet

1 year ago 42
Reklamë
20:53 03/07/2023

Armando Broja pritet të jetë largimi i radhës në radhët e Chelsea. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk cilësohet si titullar nga ana e trajnerit Pochettino, pasi 21-vjeçari vjen edhe nga një dëmtim i rëndë në gju. Përfaqësues të talentit kuqezi janë duke konsideruar opsionet për lojtarin, që gjithsesi, konsiderohet e ardhmja në Premier League. Katër skuadra kanë shfaqur hapur dëshirën për të firmosur me 21-vjeçarin.

Sipas mediave britanike bëhet fjalë për West Ham, Crystal Palace, Brentford dhe Burnley që e shikojnë Brojën si lojtarin që do bëjë diferencën në majën e sulmit. Një sezon më parë, në vitet 2021-2022, Broja luajti në huazim te Southampton, skuadër që ra nga kategoria në fundin e këtij sezoni.

Prandaj, një periudhë tjetër huazimi nuk përjashtohet, pavarësisht se duket se Chelsea dëshiron shitjen.  West Ham shihet si etapa e radhës për Brojën, pasi do qëndronte sërish në kryeqytetin anglez. Londinezët kanë edhe forcën financiare, pas triumfit në Conference League dhe garantimit të pjesëmarrjes në Kupat e Europës në sezonin e ri. Mundësia e Brojës për të treguar talentin në arenën ndërkombëtare pritet të bindë shqiptarin, që duket se tashmë i ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga Chelsea.

Të ngjashme

Read Entire Article