Chelsea përgatitet për “çmendurinë” e radhës, gati oferta prej 75 milionë eurosh për talentin brazilian

9 months ago 38

Chelsea janë të gatshëm të ofrojnë plotë 75 milionë euro, për të siguruar shërbimet e talentit 16-vjeçar, Estevao Willian nga Palmeiras.

“Blutë e Londrës” po kërkojnë me çdo kusht transferimin e Willian, i cili në Brazil njihet ndryshe me nofkën “Messinho” (Messi i vogël) dhe gazeta katalanase Sport, ka raportuar se klubi anglez ka dërguar disa zyrtarë për të hapur bisedimet me Palmeiras.

Klubi londinez janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij të lirimit që raportohet se është rreth 60 milionë euro, por në rast se marrëveshja shkon drejt përfundimit, çmimi final mund të shkojë deri në 75 milionë.

Chelsea tani e ka rrugën e hapur për të nënshkruar me mesfushorin ofanziv, pasi PSG-ja është tërhequr nga gara për shkak se nuk ishin të gatshëm ta aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit.

Klubet e tjera si Barcelona, Arsenal dhe Manchester United thuhej gjithashtu se ishin të interesuara për nënshkrimin me Willian.

Estevao ka bërë vetëm një paraqitje për ekipin e parë të Palmeiras, pasi u fut nga banka rezervë në ndeshjen e fundit të kampionatit, teksa Sao Paulo u shpall fitues i ligës braziliane.

Në rast se ai pranon t’i bashkohet Chelseat, nuk do të mund të lëviz në Londër deri në vitin 2025 kur mbush 18 vjet./Telegrafi/

Read Entire Article