Chelsea refuzon ofertën për Brojën

1 year ago 25
Reklamë
22:22 15/08/2023

Milan e kërkoi në huazim me të drejtë blerje

Milan po e kërkon Armando Brojën, por duket se te Chelsea nuk kanë ndërmend ta lëshojnë lehtë sulmuesin shqiptar sipas mediave italiane. Propozimi ishte huazim me të drejtë blerje, por klubi londinez nuk e ka pranuar.

Broja i është kthyer stërvitjes pas dëmtimit të rëndë të pësuar Dhjetorin e kaluar që e shtrëngoi të operohej. 21-vjeçari nuk u përfshi në ekipin që mori pjesë në turneun veror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk u grumbullua për ndeshjen e parë të kampionatit me Liverpool, pasi ende nuk ishte në formën fizike të duhur.

Aston Villa është ekipi tjetër që e ka kërkuar Brojën, por pavarësisht 35 milion eurove të ofruara te Chelsea nuk janë bindur. Armando Broja është në kontratë me Chelsea deri në 30 Qershor të 2026.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article