Cholleti bisedë me Kurtin dhe Vuçiç: Palët duhet të zbatojnë “Marrëveshjen e Ohrit”

1 year ago 18
19:16 26/09/2023

Zv/Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Derek Chollet, ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Chollet gjatë bisedës që pati me Kurtin dënoi ashpër dhunën ndaj Policisë së Kosovës, teksa tha se palët duhet të kthehen në dialog.

“Shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit”, tha Chollet.

Ndërsa, gjatë bisedës me Vuçiçin, Chollet i kërkoi atij de-eskalim të menjëhershëm dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensione.

“Fola me presidentin Vuçiç për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm në veri të Kosovës. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Chollet./klankosova


Të ngjashme

Read Entire Article