Cikalleshi përfundon huazimin, rikthehet te Konyaspor

1 year ago 37
Reklamë
18:30 06/07/2023

Arbnor Muçolli u prezantua tek Goteborg në Suedi

Sokol Cikalleshi e përfundoi sezonin e huazimit tek Al – Khaleej në Arabinë Saudite. Sulmuesi do të rikthehet ne klubin turk të Konyaspor, aty ku pritet t’i bashkolhet skuadrës në përgatitjet e sezonit.

Në Konya shpresojnë që Cikalleshi të qëndrojë. Mësohet se stafi teknik i ka premtuar se ai do të jetë pjesë e projektit për seazonin e ri, por mediat pyesin nëse vetë lojtari i Kombëtares Shqiptare do të vijojë karrierën me këtë skuadër.

Burime pranë futbollistit bëjnë me dije se cika do të respektojë jo vetëm kontratën me Konya, por edhe projektin e trajnerit për ta patur si sulmues të parë. Nuk përjashtohet mundësia e lëvizjes nëse vjen një ofertë e mirë për të dhe për klubin.

Sokol Cikalleshi pati një sezon të mirë në Arabinë Saudite, me 10 gola të shënuar duke ndihmuar skuadrën e Khaleej të mbijetonte në kategorinë më të lartë të futbollit saudit.

Rikthimi në Turqi mund të jetë një vendim i mirë, pasi Cikalleshi luan në këtë kampionat që prej 2015.

Një tjetër lojtar i Kombëtares ka ndryshuar skuadër. Arbnor Mucolli kaloi nga Vejle e Danimarkës te Goteborgu i Suedisë.

Mesfushori 23-vjeçar u prezantua këtë të enjte me një kontratë që do të jetë e vlefshme deri në Dhjetor të 2026.

Goteborg gjendet në vendin e parafundit të renditjes dhe është ende gjysma e sezonit të rregullt.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article