City merr fitore të lehtë në udhëtim te Fulham, marshon drejt titullit në Angli

5 months ago 6

Manchester City ka bërë një tjetër hap drejt titullit kampion, pasi ka triumfuar në udhëtim te Fulham me rezultat të thellë 0-4.

Vetëm pas 13 minutave lojë ndeshja u zhbllokua, kur Kevin De Bruyne asistoi bukur te Josko Gvardiol i cili realizoi për 0-1.

4️⃣ goals in 7️⃣ games 🤯

⚪️ 0-1 🩵 #ManCity pic.twitter.com/ypeE6ZkpZv

— Manchester City (@ManCity) May 11, 2024

Përkundër disa rasteve të mira shënimi, gola më nuk pati në pjesën e parë dhe skuadrat shkuan në pushim me pjesëve me epërsinë minimale të Cityt.

City vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, duke realizuar edhe dy gola të tjerë.

Kur kaluan një orë lojë, në skenë doli Phil Foden i cili dërgoi topin në rrjetë për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës së Pep Guardiolës.

🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯🎯

2️⃣5️⃣ goals this season for @PhilFoden 💪

⚪️ 0-2 🩵 #ManCity pic.twitter.com/V0AxJG8Loq

— Manchester City (@ManCity) May 11, 2024

12 minuta më vonë sërish në skenë doli mbrojtësi Josko Gvardiol duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Cityn në këtë ndeshje për rezultatin 0-3.

Krejt në fund të ndeshjes, City fitoi një penallti të cilën në gol e shndërroi Julian Alvarez për rezultatin përfundimtar 0-4.

🩵

⚪️ 0-3 🩵 #ManCity pic.twitter.com/RbQZXfkrbG

— Manchester City (@ManCity) May 11, 2024

City tani është lider i vetëm në tabelë me 85 pikë, dy më shumë se Arsenali që ndodhet në vendin e dytë.

Dy sfidat e radhës të Cityt janë sërish me dy skuadra londineze ndaj Tottenham Hotspur në udhëtim dhe ndaj West Ham United në Etihad Stadium. /Telegrafi/

Read Entire Article