City në sulm për Dani Olmo

1 year ago 26
Reklamë
00:02 17/08/2023

Kampionët e Premier League e shikojnë spanjollin si zëvëndësuesin e de Bryune

Manchester City e ka gjetur zëvëndësuesin e Kevin de Bryune, që do të qëndrojë jashtë fushe për të paktën tre muaj.

Ai është lojtari i Leipzig, Dani Olmo.

Citizens e vlerësojnë mesfushorin me tipare sulmuese, por klubi nga Bundesliga refuzon që ta shesë atë.

Së fundmi, spanjolli tërhoqi vëmendjen me tripletën e tij kundër Bajern Mynihut, që i dha Lajcigut Superkupën e Gjermanisë.

Olmo nënshkroi një kontratë të re me klubin gjerman në fillim të muajit.

Edhe pse ai konsiderohet nga drejtuesit e Lejpzig si pjesë e rëndësishme e ekipit, Siti do të bëjë një ofertë për të provuar nëse arrin ta sjellë atë në “Etihad Stadium”.

Klubi gjerman e lë të lirë Olmon nëse për kartonin e tij paguhen 80 mln euro, shifër kjo e vështirë që të arrihet nga kampionët e Anglisë.

Alernativa janë lojtari i Uest Hemit, Lukas Paketa si edhe sulmuesi i Renes, Zheremi Doku.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article