Çmenduria e babait të Kristian Shpendit, godet portierin e ekipit rival

9 months ago 22
13:08 08/01/2024

Në Itali e kanë quajtur çmenduri! Babai i futbollistit të Çezenas, Kristian Shpendi ka bërë një veprim që ka lënë pa fjalë botën e sportit. Në përfundim të takimit Cesena-Olbia, e vlefshme për Grupin B të Serisë C, i ati i lojtarit të kombëtares Shpresa, zbriti nga tribunat në fushën e stadiumit Manuzzi dhe sulmoi portierin e ekipti rival, Filippo Rinaldi.

Me ndërhyrjen e futbollistit Rikardo Kiarelo dhe pjesëtarëve të stolit të Cezenas u shmang tensionimi i mëtejshëm i situatës.

I ati i futbollistit reagoi ashpër pasi u acarua se portieri Rinaldi i kishte ndërhyrë keq sulmuesit të Çezenas, duke i shkaktuar një të çarë në vetull. Lojtari u detyrua që të dilte nga loja në minutën e 84’.

Veprimi i tij duket se do t’i sjellë probleme klubit romanjol. Gjykatësi sportiv mund ta dënojë me një gjobë, por nuk përjashtohet mundësia që të dënohet dhe në fushë.

Kristian Shpendi ka qenë një nga futbollistët kryesorë të ekipit të Cezenas, me 10 gola në 16 sfida në Serie C në këtë sezon.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article