Çmontohet grupi kriminal në Shkodër, 12 në pranga, Balla: Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, forma më e mirë për të goditur krimin

3 months ago 6

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me operacionin e policisë, SPAK dhe Prokurorisë Shkodër, që rezultoi në çmontimin e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike.

Balla shkruan se bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit janë forma më e mirë për të goditur krimin.

Reagimi:
Policia e Shtetit, SPAK dhe Prokuroria e Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër kanë shkatërruar sot një grup kriminal të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike. Në mëngjezin e sotëm janë ekzekutuar 12 urdhëra arresti ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal. Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të konsoliduar revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar si dhe hetimet profesionale për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale janë forma më e mirë për të goditur krimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article