Colturi renditet e 13-ta në Kranjska Gora

9 months ago 12
21:00 07/01/2024

Rezultati në disiplinën e slalomit në Kupën e Botës

Lara Colturi u rendit e 13-ta në garën e slalomit të zhvilluar të dielën në Kranjska Gora të Sllovenisë, etapa e radhës e Kupës së Botës.

Ky është rezultati i dytë më i mirë në karrierën e saj dhe më i suksesshmi në slalom. Skiatorja e Shqipërisë pati më të mirë zbritjen e dytë ku regjistroi kohën e tretë më të mirë.

Të shtunën Lara u klasifikua e 25-ta në garën e slalomit gjigand po në Slloveni. 17-vjeçarja po përmirëson rezultatet e saj garë pas gare.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article