Como interes për Shpendin

9 months ago 17
23:20 07/01/2024

Sulmuesi i ekipit Shpresa po gjen pak hapsira tek Empoli, gati për një eksperiencë në Serie B

Pasi e mbylli 2023 me rezultate mjaft të mira, Como synon që edhe në pjesën e dytë të sezonit të jetë një nga ekiept që do të sigurojnë ngjitjen në Serie A.

Por ekipi nga Lombardia ka nevojë për përforcime në sulm dhe ka shënjestruar sulmuesin e përfaqësueses Shpresa, Stiven Shpendi.

“Tuttomercatoweb” raporton se drejtuesit e klubit kanë nisur kontaktet me lojtarin, i cili është në pronësi të blubit të Çezenës.

Klubi nga Emilia-Romanja e ka huazuar 20-vjeçarin tek Empoli, por hapësirat kanë qenë të pakta për sulmuesin i cili kërkon që të aktivizohet më shumë.

Te Como kjo dëshirë do t’i realizohet me skuadrën nga Serie B që beson te potenciali i shqiptarit.

Në total, Shpendi është aktivizuar në 9 takime në kampionatin dhe 1 në Kupën e Italisë, me 339 minuta në total, ndërsa nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article